Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako i bën thirrje banorëve me banesa të dëmtuara seriozisht duhet të largohen.
Në një lidhje telefonike, ai tha se nuk ka vend për panik, ndaj qytetarët duhet të qetësohen.
Të lidhura
None found
Haki Çako: Gjej rastin të bëj thirrje për të gjithë qytetarët që kanë konstatuar dëme serioze në banesat e tyre, duhet patjetër që të largohen nga ai ambient duke u sistemuar në çadra apo në hotele.
Sipas tij, janë marrë të gjitha masat dhe po bëhen vlerësime, shkruan Ora News.
Haki Çako: Janë marrë të gjitha masat. Shtabet e emergjencave janë funksionale. Në këto kushte jemi duke menaxhuar gjithë informacionet që vjen, nga bashkitë përkatëse. Deri në këto momente nuk kemi dëme të raportuara
