Kulmi në prill, ekspertët japin alarmin për koronavirusin

Një ekip ekspertësh kanë vlerësuar se më e keqja për koronavirusin nuk ka mbërritur ende. Sipas tyre, kulmi pritet që të jetë në muajin prill ku në qytete të mëdha si Pekini, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing të ketë deri në 150 000 të infektuar në ditë, raporton albeu.com.

Kjo vjen për shkak të numrit të lartë të banorëve që kanë këto qytete, ndërsa OBSH ka theksuar se rreziku është i lartë nga koronavirusi për shkak të lehtësisë së përhapjes së tij.

Deri më tani janë konfirmuar 101 të vdekur nga virusi i frikshëm, kurse numri i të prekurve numërohet me mijëra. Virusi ka kaluar kufijtë e Kinës duke u përhapur edhe në SHBA, Japni, Francë dhe sëfundmi në Gjermani. /albeu.com


Shtuar 28.01.2020 08:41