Virusi misterioz kinez po shqetëson çdo ditë e më shumë mjekët dhe shkencëtarët, I quajtur ndryshe koronavirus, virusi është një sëmundje misterioze me origjinë në Kinë, ndërsa edhe në SHBA, është shënuar rasti i parë.
Por cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.