Pas divorcit, tashmë çdo ngjarje që bashkon Nora Istrefin dhe Robert Berishën përbën shumë interes për publikun.
Por çifti ka sqaruar disa herë se për shkak të vajzës ata po mbajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin, prandaj nuk duhet të çuditemi sa herë i shohim sëbashku.
Pavarësisht shoqërisë së gusht fanat nuk e përtypin dot se një çift i ndarë mund të kaloj disa pushime të ëmbla dimri në Bansko dhe kështu u përfol shumë për një rikthim të mundshëm të Robertit dhe Norës.
Lidhur me këtë rikthim shumë të përfolur në media, Roberti foli në një intervistë për “Prive”, ku tregoi se ai dhe Nora kanë mbetur familje pavarësisht ndarjes.
“Nuk i dihet jetës, nuk dihet si do vijë puna. Unë ia kisha sugjeruar çdo çifti të mbeten shokë pavarësisht problemeve. Gjysmën e jetës e ke kaluar me atë njeri dhe duhet ta respektosh edhe më shumë se më përpara. Unë nuk i bëj këto gjëra për famë. Se njerëzit thonë po luani me ne. Me pushime shkoj me Norën, me vajzën, me anëtarët e familjes. Ne gjithmonë do mbesin familje. Kudo që na çon jeta, Nora ka me qenë gjithmonë nëna e vajzës time”, u shpreh Roberti.