Publikoi videon e kryebashkiakut duke konsumuar kokainë, Artan Hoxha përfundon në SPAK

Ditën e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha bëri publike videon e një kryebashkiaku socialist në Shqipëri i cili shihej teksa konsumonte kokainë.

Sipas Hoxhës, personi në video është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Pas videos së publikuar, mësohet se Artan Hoxha do të merret në pyetje nga SPAK.

Në një reagim në Facebook Hoxha shkruan se para se të ngjisë shkallët e SPAK po pi një kafe turke dhe ujë të mbledh zemrën.

“Nje kafe e forte turke, shoqeruar me uje Lajthiza, per te mbledhur “zemren” para se te ngjis shkallet e SPAK-ut, institucionit qe e kemi kerkuar kaq shume te ngrihet, dhe e kam mbeshtur kaq forte te nis nga puna”, shkruan Artan Hoxha në një reagim në Facebook.

Ky reagim i Hoxhës vjen pas shoqërimit nga Forcat Operacionale, të cilët e morën për ta dërguar në Polici që të bënte denoncimin për kërcënimit që kishte marrë ditët e fundit. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 15:20