Conte përjashton nga skuadra mesfushorin e njohur

Antonio Conte nuk dëshiron ta shohë më Matias Vecinon në Inter.

Trajneri i Nerazzurrëve ka njoftuar mesfushorin uruguaian se nuk zë vend në planet e tij.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ekzistojnë arsye të ndryshme që kanë sjellë përplasje mes tij dhe trajnerit, ku ky i fundit ka mbetur i pakënaqur me karakterin e futbollistit.

Po ashtu, Vecino akuzohet se nuk është sjellë në mënyrën e kërkuar nga Conte gjatë këtij sezoni.


Shtuar 14.01.2020 10:26