Mesfushori me pasaportë gjermane, Khedira, është kthyer në stërvitjet me skuadrën e Juventus.
Pas një kohe të gjatë jashtë fushave të blerta, ish anëtari i Real Madrid është kthyer për t’u stërvitur në qendrën stërvitore të Juventus.
Nuk dihet akoma saktë se kur lojtari do të jetë i gatshëm për formacionin e Maurizio Sarri.
E rëndësishme është se gjermani ka filluar të stërvitet, dhe së shpejti pritet të kthehet në fushën e blertë, në ndeshje kompetitive.