Nën dyshimin për aktivitete të paligjshme, Njësitet Policore nga stacioni policor “Jugu” në Prishtinë realizuan aksion te “Lokalet e Lesnës”.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Koha.net se janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale.
“Sonte, më 10.01.2020, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor “Jugu “Prishtinë, në lokacionin e njohur si “Lokalet e Lesnës” është realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës. Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale”, tha Kelani për Koha.net.