Një shtetas 30-vjeçar ka goditur për vdekje ditën e sotme kunatën, nusën e vëllait.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, ku 30-vjeçari Erdet Çapoku ka goditur me sende të forta për vdekje kunatën e tij në banesën e kësaj të fundit.
Ai ka pranuar krimin si dhe ka deklaruar se është penduar për vrasjen mduke thënë se ishte i dehur dhe donte të nxirrte inatin.
Më tej, Çapoku ka thënë para hetuesve se me kunatën ka pasur gjithmonë mosmarëveshje duke treguar se pas veprimit që kishte bërë ndaj saj, i kishte dalë shumë gjak viktimës më pas ishte fshehur tek shtëpia e kushëririt në Laprakë që ishte bosh.
“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunaten kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte.
Pasi u perlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëritit në Laprakë derisa erdhi policia. Shtëpia ishte bosh pasi kusheriri jetonte jashte vendit,” ka thënë Çapoku
“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova të kunata. Kemi pasur konflikte, dyshoja se kunata me tradhëtonte vëllanë. Më bëri denoncim në polici i kerkova që të hiqte denoncimin ndaj meje.”– mësohet të ketë thënë Çapoku. /albeu.com/