Rritet bilanci nga koronavirusi në Itali, 17 viktima dhe 653 të prekur

Ka shkuar në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali teksa është rritur edhe bilanci i të prekurve duke kapur shifrën 653, ndërsa numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 45.

Përpos rajonit më të prekura, Lombardia (403) të infektuar ka në Veneto (111 të infektuar), Emilia Romagna (97 ), Liguria (19), Sicilia (4 ), Marche (6), Lazio (3), Campania (3), Toscana dhe Piemonte (2), Tiroli Jugor, Abruzzo dhe Puglia (1).

Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi.


Shtuar 28.02.2020 07:56