Portieri i PSG-së nxjerr sekrete: Di Maria e urren shumë Manchester United

Angel Di Maria vazhdon ta urrejë Manchester United edhe pse ka disa vite që është larguar nga ai ekip.

Argjentinasi u ble duke u konsideruar si zëvendësuesi i CR7 pasi në shpinë mori numrin 7, por paraqitjet e tij ishin tepër zgjenjyese duke u cilësuar si një nga dështimet më të mëdha të United.

Portieri i PSG ka zbuluar se Di Maria nuk e sheh as TV Manchester United madje u kërkon lojtarëve të ndërrojnë kanal.

“Ai nuk ka kujtime të mira atje. Në fakt kur diçka në lidhje me Manchester United shfaqet në television, ai ndërron kanalin”, deklaroi Bulka për kanalin e Youtube, Foot Truck.

Që prej largimit të tij për në Paris, futbollisti e ka kthyer shkëlqimin që kishte dikur te Real Madridi.

Gjatë këtij sezoni me ekipin parisien, Di Maria ka arritut të shënojë tetë gola dhe 14 asistime në 25 paraqitje të tij në Ligue 1. /albeu.com/


Shtuar 26.02.2020 07:39