A jemi të aftë të përballojmë koronavirusin? Flet ekspertja e ISHP

Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, deklaroi se për të përballuar epideminë nga koronavirusi, gjithçka do menaxhohet në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

E pyetur në emisionin “Real Story”, se sa e aftë është Shqipëria, ajo tha se ka pasur rekomandime për përforcime të masave aktuale dhe i rekomanduar është vetëkarantimi.

“Kemi një koordinim të masave me OBSH. Duke qenë në rrjetin e zbatimit të rregullores ndërkombëtare të shëndetit, ne koordinohemi për të gjitha veprimet me OBSH.

Rekomandimet ishin përforcim të masave aktuale. U përforcua personeli shëndetësor në pikat kufitare. Vetëkarantinim është që të jesh i vetëdijshëm për rrezikun dhe të qëndrosh në ambientin e shtëpisë.

Rekomandimet e OBSH dhe MSH janë për vetë karantinimin. Po kështu bëhet dhe monitorimi i temperaturës për të gjithë që vijnë nga Italia, se më parë nuk bëhej”, tha Tomini.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, duke krijuar një situatë alarmante. Virusi ka vënë në gjendje gatishmërie edhe autoritetet në vendin tonë, ndonëse deri më tani nuk raportohet për asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.


Shtuar 24.02.2020 21:54