Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajaer ka folur me fjalw tw mwdha pwr mesfushorin e transferuar gjatw afatit kalimtar tw janarit, Bruno Fernandes.
“Ai më kujton mua Scholes si lojtar, por definitivisht një personalitet ndryshe jashtë fushës” ka thënë Solskjaer.
“Kundër Club Brugge, kur ishte në bankën rezervë, ai ecte rrotull, fliste me lojtarët që startuan, ndihmoi ata, iu dha referenca” ka zbuluar tutje trajneri.
“Ai është një lider dhe fitues. Ai dëshiron të fitojë. Ai nuk kënaqet me 99%, dhe ai më ka impresionuar. Ai është top klas” ishin fjalët e Ole.
Bruno Fernandes erdhi me shumë bujë te Manchester United. Duket se lojtari po justifikon secilin milion të shpenzuar për kartonin e tij. /albeu.com/