A do t’a shpërbëjë Meta parlamentin më 2 mars? Përgjigjet këshilltari i tij

Këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj ka dhënë më shumë detaje se çfarë pritet të ndodhë më 2 mars, datë e planifikuar nga Meta për protestë.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Dervishaj tha se me 2 mars Meta do të bëjë një takim me qytetarët konform ligjit për tubimin. Sipas tij, tubimi do të jetë i qetë “ashtu siç e thotë Kushtetuta”.

Pjesë nga diskutimi:

Çfarë do të bëj presidenti me datën 2 mars?

“Me datë 2 mars do të bëhet edhe dekreti i parë nda këtij grushti shteti, ashtu siç e ka thënë vetë presidenti. Presidenti flet me dekrete”.

Do të shpërndajë parlamentin?

“Presidenti do të bëjë çdo gjë që ia lejon Kushtetuta. Ju lutem mos më pyesni më për këtë”.


Shtuar 20.02.2020 22:53