Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi.
Ish-lojtari i ragbit, Rowan Baxter ka mbutyr familjen e tij, pasi i kishte vënë flakën makinës ku gjendeshin gruaja dhe tre fëmijët e tij.
Ai me të kryer vrasjen e familjes së tij, kishte bërë vetëvrasje, derisa këto skena kanë tmerruar Australinë.
Fëmijët e tij, Laianah, Aaliyah dhe Trey, ishin në makinë në momentin kur u krye skena e vrasjes, gjersa ish-ylli i rugbyt vendosi t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Mediat australiane raportojnë se gruaja e tij Hannah kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por shkaku i shkallës së rëndë të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
/Zëri/