Xhelozi mes Messit dhe Greizemann (VIDEO)

Duket se situata te klubi i Barcelonës vazhdon të jetë e tensionuar. Kjo vihet re edhe tek marrëdhënia e Lionel Messit me Antoine Griezmann, e cila siç duket është e destinuar të prishet ende pa nisur mirë.

Argjentinasi dhe francezi nuk janë miq dhe kjo është e qartë.

Dhomat e zhveshjes së Barcelonës kanë pakënaqësi dhe lojtarët nuk janë në unitet. Senatorët akuzojnë francezët, me Grizzyn në krye, që ka folur me Eric Abidal dhe i tregon se sillen situatat mes lojtarëve. Një akuzë e tillë ka thyer krejtësisht marrëdhënien.

El Chiringuito ka ndjekur nga afër stërvitjen e kampionëve të Spanjës dhe ka konfirmuar se mes Messit dhe Grizzyt nuk ka raport. Ata nuk flasin dhe nuk shohin as në sy njëri-tjetrin. Argjentinasi nuk e ka përkrahur kurrë shokun e tij të ekipit dhe ka qenë kundër një afrimi të tillë që në momentin e parë që është mësuar me situatën.


Shtuar 14.02.2020 17:27