Aksident në Fier, përplasen makinat e lëndohen dy shoferët

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Në aksin rrugor Fier-Ballsh pranë fshatit Kraps u përplasën një automjet tip “Benz”, me drejtues A.Q., me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues A.M.

Të dy drejtuesit janë dëmtuar dhe janë dërguar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 14.02.2020 15:46