Bombola i merr jetën tre familjarëve, dyshohet se është nëna me fëmijët

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Bulqize. Shpërthimi i bomboles se gazit ne nje familje u ka marre jeten tre personave, familjare mes tyre

Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës dhe si pasoje e shperthimit te forte tre persona kane humbur jeten, nderkohe qe nje tjeter ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se viktima kane mbetur nena me dy femijet, qe jane gjetur te pajete ne banese, nderkohe qe nje person tjeter eshte ne gjendje kritike per jeten.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë humbur jetën si dhe atij që është plagosur.


Shtuar 14.02.2020 11:36