Ditën e djeshme moderatorja Ilda bejleri ka aksidentuar me makinë një 63 vjeçare e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ditën e sotme policia ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases moderatores, me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.
Policia bën me dije se Bejleri do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria për dy akuza. “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.
NENI I KODIT PENAL:
“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.