Pak ditë më parë në Pallatin e Kongreseve u dha premiera e shumëpritur e filmit “I Love Tropoja. Një ndër aktoret ishte dhe Mariana Kondi, të cilën Ermal Mamaqi e ka pasur të pranishme në rol, edhe në filmin “Dy gisht mjaltë”.
Aktorja e njohur e skenës shqiptare ka vendosur të bëjë një falenderim për Tropojën e tropojanët, por edhe për regjisorin e filmit, Ermal Mamaqin. Por, një komentues ka vendosur të shprehë hapur mendimin e tij, duke kaluar dhe në ofendime ndaj aktores.
“Turp të të vijë ty edhe Ermalit për këtë rol, ti nuk mbahesh për ndonjë aktore që të len mbresa po me ktëtë rol i ke vu kapak, edhe përpara 10 brezash ka pas më shumë kulturë në Tropojë se sa e paraqisni ju, thjeshtë skandal, po kur ju gënjen Ermali me sanduiça…!!”– shkruan ndjekësi në profilin e aktores.
Megjithatë, Mariana Kondi ka vendosur t’i kthejë një përgjigje plot ironi, që ka nxitur një tjetër përgjigje nga ndjekësi.
Komentet në postimin e Mariana Kondit.
“Më fal shumë….më fal ishalla s’të kam lënduar shumë!”– i përgjigjet Mariana Kondi.
“Hahahahaha, ai roli fshesaxhies të shkon shumë!”– vijon më tej komentuesi
Komentet në postimin e Mariana Kondit.
“Flm ashtu jam,”– është shprehur aktorja, duke preferuar të mos e zgjasë më tej bisedën.