Negociator i bandës së Julian Sinanaj, kush është Andon Mëhillaj që u gjet i pajetë në burg

Andon Mëhillaj është gjetur ditën e sotme në rrethana ende të paqarta, i pajetë në burgun e Peqinit.

Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për një serë veprash penale.

Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqë, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre. /albeu.com/


Shtuar 3.02.2020 09:14