Koronavirusi po merr jetë të pafajshme në të gjithë botën, kryesisht të moshuar të cilët janë të detyruar të vdesin vetëm, pa asnjë njeri tek koka, për shkak të COVID-19.
Një gjyshe i duhej t’i thoshte lamturirë vajzave të saj nga telefoni pasi ishte në gjendje të rëndë në repartin e kujdesit kritik për të prekurit nga koronavirusi.
Jane Jay, 75 vjeç, e cila u përshkrua si “e gjallë e plot argëtim” nga familja e saj, u vizitua vetëm nga djali i saj Aleksi, para vdekjes.
Në momentet e fundit kur mjekët kishin hequr të gjitha shpresat për të mbijetuar, ajo kishte kërkuar të fliste me vajzat e saj dhe mbesat duke u thënë kështu lamtumirë.
Në vizitën e fundit, djali i saj tha: “Ajo ishte aq e fortë edhe pse e dinte shumë mirë fundin, madje ajo bëri shaka me mua.”