“Bëjmë dashuri gjithë ditën”, Ilir Shaqiri rrëfen si po e kalon karantinimin

Balerini i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri ka treguar në një lidhje me SKYPE në Vizionin e Pasdites sesi po i kalon këto ditë i izoluar në shtëpi, me bashkëshorten dhe vajzën.

“Përqafohemi gjithë ditën puthemi gjithë ditën, bëjmë dashuri gjithë ditën, gjë më të bukur nuk ka.

Problemi është që të kalojë sa më shpejt që t’i kthehemi punës dhe të krijojmë të ardhmen tonë. Kjo situatë është diçka që askush nuk e kishte menduar”, tha Shaqiri.

Balerini tregoi se ka tre javë që është izoluar dhe bëri thirrje që shqiptarët t’i zbatojnë rregullat.


Shtuar 22.03.2020 17:03