COVID-19 nuk merr vetëm jetën e të moshuarëve.
Viktima e fundit vjen nga Polonia dhe është një nënë e re vetëm 27-vjeçare, e cila pak orë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.
Ajo ishte infektuar me koronavirus nga nëna e saj, e cila ishte kthyer nga Italia.
Gruaja nga provinca e Podkarpackie në Poloni kishte vetëm një javë që kishte lindur me një ndërhyrje çezariane.
Pas simptomave të para u shtruar në spital ku fatkeqësisht nga insuficienca respiratore përfundoi në terapi intensive. Pas disa ditësh u diagnostikua me ‘sepsi’, një lloj infeksioni bakterial.
27-vjecarja u operua me urgjencë, por pas 12 orësh ndërroi jetë.