Njoftim i rëndësishëm! Nëse nuk e blini nesër në këtë orar, do të mbeteni pa buke deri të hënën

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka reaguar pas vendimin të Edi Ramës për të ndryshuar orarin e lëvizjes së qytetarëve. Pas njoftimin se qytetarët mund të lëvizin nga orës 05:00 deri në 13:00, njoftohet se dhe të gjitha furrat e bukës do jenë në shërbim vetëm në këtë orar.

Furrat e bukës do hapen në orën 5 të mëngjesit dhe do qëndorjnë hapur deri në mesditë dhe shpresojnë që të përballojnë fluksin e klientëve.

“Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës.

Duhet të prodhojmë më shumë bukë, sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 13:00 të drekës, pas kësaj ore për të gjithë kohën e pasdites , dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur

Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë në orën 5 të mëngjesit. Ky është urdhri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë”, thuhet në njoftim.


Shtuar 20.03.2020 21:28