Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.
Pesë rastet e reja janë në Tiranë dhe një në Fier, gruaja 85 vjeçare që u raportua edhe më parë nga albeu.com.
Dy ditë më parë, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, teksa viktima e parë ishte një 73 vjeçare nga Durrësi, e cila ishte kthyer nga Italia.
Ministria bën sërish thirrje për të telefonuar 127 dhe mos paraqitjen direkt në spital, si dhe të mos shkelen masat e marra.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.