“Për t’u duartrokitur”, ky është gjesti fantastik i lojtarëve të Monchengladbach

Lojtarët e Borussia Monchengladbach kanë kërkuar vullnetarisht të heqin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin dhe punonjësit e tij gjatë kohës së koronavirusit.

Përhapja e koronavirusit po sfidon seriozisht botën, duke u përhapur në shumë vende, me shumë persona të infektuar tashmë nga ai.

Shumë liga të futbollit tashmë janë pezulluar, deri në kalimin e kësaj skuadre.

Federata Gjermane e Futbollit ka paralajmëruar se shumë persona mund të mbesin të papunë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Ndaj kësaj situate, janë lojtarët e Borussia Monchengladbach që të parët kanë reaguar, duke u pajtuar që të heqin dorë nga një pjesë e pagave të tyre, për të ndihmuar klubin e tyre.


Shtuar 19.03.2020 15:22