64 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku është vatra e re

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Ditën e djeshme, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Të lidhura

None found

Ministria bën sërish thirrje për të telefonuar 127 dhe mos paraqitjen direkt në spital, si dhe të mos shkelen masat e marra.

Ditën e sotme kemi një vatër të re në Kavajë.

Tiranë 45 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Kavajë 2 raste


Shtuar 19.03.2020 10:56