Zbulohet gjendja: Tre pacientët me koronavirus në spital janë në gjendje të mirë!

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se gjendja shëndetësore e tre pacientëve me koronavirus në spitalin infektiv janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në studion e emisionit “Tempora” Pipero tha se pacientët po trajtohen me terapi të kombinuar.

Pëllumb Pipero: Tre rastet e shtruara janë në gjendje të qëndrueshme, por dy janë me prekje të pulmoneve. Ata nuk janë me respiracion të drejtuar, janë nën oksigjeno terapi me maskë sipas protokolleve

Nga eksperienca e kolegëve të tjerë është herët për të folur për komplikacionet e mundshme. Pra janë me parametra normale.

Protokolli që zbatohet është mjekimi mbështetës, me terapi të kombinuar anti viral, me antibitokik për tu mbrojtur nga infeksionet. Pra janë me terapi të kombinuar dhe të shpresojmë të jetë efikase.


Shtuar 10.03.2020 20:29