Grabitet farmacia e Ylli Bakës, vidhen 35 milionë lekë

Një grabitje e madhe ka ndodhur në Elbasan.

Mësohet se është grabitur farmacia e bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

Persona ende të paidentifikuar janë futur në farmaci dhe kanë marrë shumën e majme prej 35 milionë lekësh të vjetra.

Farmacia e grabitur ndodhet në Papër të Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë por është mbajtur e fshehte nga policia. /albeu.com/


Shtuar 6.03.2020 19:49