Policia e Cërrikut ka zbardhur një vjedhje duke arrestuar një 31 vjeçar pasi dyshohet se ka grabitur një banesë.
R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 04.03.2020, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit H. M., ku ka marrë 800.000 lekë dhe 500 €.
Vijon puna për gjetjen e shumës së parave, të cilat dyshohet se i ka fshehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.