ZYRTARE/ Largohet ylli i Tottenham, nënshkruan me skuadrën e MLS

Mesfushori i Tottenham, Victor Wanyama, është bashkuar me Montreal Impact pasi u largua nga klubi verior i Londrës.

28-vjeçari bashkohet me Impact si transferim falas, duke nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare.

Wanyama do të kalojë klubi amerikan pasi të përfundojë testet mjekësore dhe të proçesohet transferi i tij ndërkombëtarë.

Ai foli për emocionet e tij në një start të ri së bashku me trajnerin e famshëm të Impact, ish-legjendën e Arsenalit Thierry Henry, ku ai do të bëhet Lojtari i Dytë i Kufizuar i Klubit së bashku me mesfushorin Saphir Taider.


Shtuar 4.03.2020 15:47