Nxënës të shtrirë përtokë, dalin pamjet nga shkolla në Fier (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm një javë që kur 6 nxënës të shkollës së mesme
“Janaq Kilica” përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë, por me disa nxënës të tjerë numri i të cilëve dyshohet se ka shkuar në 25 deri tani.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.

Akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi.


Shtuar 4.03.2020 10:47