Aksident tragjik, 3 persona humbin jetën në Fushë-Krujë

Një aksident tragjik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur në Borizan, Fushë-Krujë.

Albeu.com mëson se nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë 3 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Rikujtojmë se prej se qeveria ka ndaluar qarkullimin e mjetëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19, por si duket qytetarët shqiptarë nuk po i respektojnë masat duke shkaktuar aksidente të tilla tragjike./albeu.com/


Shtuar 18.03.2020 19:50