Pogba me fanellën e Juventusit mesazh mbështetës për Matuidin (VIDEO)

Paul Pogba ka publikuar një video të seancave të tij stërvitore ku me të është edhe mbrojtësi Victor Lindelof, ndërsa nuk mungon mbështetja për miqtë mbështetës e tyre, Blaise Matuidi dhe Albin Ekdal që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Pogba është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Juventusi dhe në këtë video kishte veshur fanellën e tyre por e ka sqaruar këtë gjë.

“Mbështetja e miqve tanë Blaise Matuidi, Albin Ekdal dhe të gjithë atletëve dhe njerëzit në mbarë botën! Jini të fortë, rrini në shtëpi dhe jini të sigurt!”.

“(Unë e di që njerëzit do të flasin për fanellën e Juventusit. Unë thjesht po mbështes miqtë e mi… kjo është gjithçka, asgjë më shumë)”, thuhet në mesazhin e tyre.

Deri tani janë 12 lojtarë të Serie A të konfirmuar pozitivë me coronavirus te Juventus, Sampdoria, Fiorentina dhe Hellas Verona.


Shtuar 18.03.2020 19:58