“Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim”
Një mjeke 60-vjeçare në gjendje të rëndë nga koronavirusi është shëruar vetëm me supë dhe paracetamol.
Ajo ishte shtrirë në shtrat prej shumë ditësh në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.
Dr Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.
Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të moso shkonte në punë, dhe u fut në internet për të marrë më shumë informacion.
“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.
Ishte e dhimbshme dhe e frikshme – frika jo sepse mendova se do të vdisja por sepse të jesh i sëmurë është e frikshme.”-tha ajo.