Blerja e Matthijs de Ligt nga ana e Juventus ka qenë sigurisht një nga goditjet më të bujshme të merkatos së verës së kaluar.
Mbrojtësi vinte nga disa sezone shumë të mira me fanellën e Ajax dhe ishin të shumta skuadrat e mëdha që donin. Në fund, ka qenë Zonja Vjetër ajo që ka siguruar shërbimet e holandezit.
Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, Ronald de Boer, ish-yll i Ajax-it dhe Barcelona-s, ka folur për futbollistin e ri: “Punoja tek Akademia e Ajax-it, më ka pëlqyer menjëherë: serioz, i zgjuar, i sjellshëm, nuk ankohet kurrë, punon shumë dhe mëson”, ka thënë De Boer.
“Ka patur gjithmonë cilësitë e mbrojtësi të madh: e kuptonte nga vinte rreziku. E mbaj mend tek U14, kur u kthyer vitin pasues ishte 30 centimetra më i gjatë. Do të jetë një nga më të mirët e kësaj epoke, kjo është e sigurt”.
“Kalimi tek Juventus? Më ka befasuar. E donin shumë klube që kanë më shumë ngjashmëri me sistemin e Ajax-it, si Manchester City dhe Barcelona. Do të kishte qenë më e lehtë për të që të përshtatej. Mendoja se do të bënte një zgjedhje të ndryshme. Megjithatë, e repsketoj vendimin e tij”, ka përfunduar De Boer.