Rrëzohet papritur nga pema, humb jetën fotografi i njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku ka humbur jetën një prej fotografëve më të njohur në Elbasan, Adi Zhupa.

Mësohet se Zhupa, u rrëzua aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë, teksa ishte ngjitur për të prerë disa degë që e pengonin në dritaren e banesës.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.


Shtuar 28.04.2020 09:51