Përvec Realit, për yllin e Ajax-it interesohen edhe dy gjigandë të tjerë europianë

Garë e fortë mes skuadrave më të mëdha të Europës për mesfushorin e Ajaxit të Amsterdamit, Donny Van de Beek. Dihet tashmë nga vera e kaluar interesi i Real Madridit për mesfushorin, por në skenë kanë dalë edhe Manchester United e Juventusi.

Sipas “El Mundo Deportivos”, “xhevahiri” i “Harkëtarëve” ishte vetëm një hap larg “Los Blancos, por kriza e Koronavirusit i ka përzier letrat.

Rënia e Interesit nga e klubit mbretëror (kishte gati një ofertë 50 milionë euro) duhet kuptuar në optikën e krizës ekonomike, gjëneruar nga pandemia, tek objektivat Camavinga-Pogba dhe në rritjen e futbollistëve të dhënë në formë huazimi, siç është rasti i talentit norvegjez Odegaard.

“Djajtë e Kuq”, nga ana tjetër, po planifikojnë revolucionin në mesfushë dhe, pavarësisht, blerjes së Bruno Fernandesit, kanë hedhur sytë edhe nga holandezi. Vendimi i fundit i përket trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Më e vështirë situata tek Juventusi, sepse “El Mundo Deportivo” e sheh Van de Beek objektiv të “Zonjës së Vjetër” vetëm në rast se largohet Dybala. Mirëpo argjentinasi është drejt rinovimit të kontratës me bardhezinjtë.


Shtuar 28.04.2020 07:27