Klopp lidhet “live” me lojtarët, ja shakaja e radhës me Shaqirin (VIDEO)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është mjaft i njohur për tipin e tij sportiv dhe afrimin me lojtarët e tij, mënyra e zgjedhur nga ai për t’u “futur në mendjen” e futbollistëve dhe për t’i bërë të ndjekin skemat e tij.

Këtë anë të gjermanit jemi mësuar ta shohim shpesh në fushën e lojës, por pozitiviteti i Kloppit nuk mungon as tashmë që skuadra është në izolim.

Në një video të postuar ditën e sotme, Jurgen Klopp shihet teksa i thotë mirëmëngjesi të gjithë futbollistëve të tij, të cilët i pret të fillojnë stërvitjen.

Nuk mungojnë as shakatë me ta dhe një ndër protagonistët është dhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri me të cilin tallet për flokët e çrregullta. “Shikoni Shaqirin. Super model flokësh, uau!”


Shtuar 27.04.2020 21:44