Pak ditë më parë arti shqiptar humbi aktorin e madh dhe regjisorin Rikard Ljarja.
Djali i aktorit të madh Rikard Ljarja ka bërë një shkrim tepër emocionues për të ndjerin.
Në një postim në Facebook ku publikoi fotografi nga fëmijëria thotë se nuk do i thojë lamtumirë pasi drita e shpirtit të tij u largua vetëm fizikisht.
“Drita e shprit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba, o shpirti im, o shoku im i vetëm.
S’do doja të shkruaja kurrë për këtë dit , jo kaq shpejt jo, m’fal. Nuk të them lamtumirë, do të them si çdo ditë “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi përjetësinë për bisedat tona.
Prehu në paqe o bab se drita e shpirtit tënd është me mua”, shkruan i biri.
Aktori i njohur Rikard Ljarja ndërroi jetë mbrëmjen 20 prillit në moshën 77-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. /albeu.com/