Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta u pyet për marrëdhënien me kryeministrin Rama.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha se ka nevojë për të dhënë mesazhe bashkëpunimi kudo sepse “kjo pandemi nuk bën dallime”.
Meta u shpreh se vërejtjet për situatën i ka shprehur si në mënyrë publike ashtu edhe institucionale, ndërsa shtoi se vendosja e theksit tek mangësitë në këtë situatë, sipas tij, nuk është rruga më e mirë për të adresuar problemet.
“Nuk do të doja të flisja për dashuri në kohë të vështira. Bëhet fjalë për një ushtrim të përgjegjshëm të përgjegjësive të mia si President. Vërejtjet që kamë pasur për këtë situatë i kam bërë në masën e duhur publike, por edhe jo publike.
Nëse dikush mendon se unë në këtë situatë duhet të vë theksin tek mangësitë, nuk e mendoj se kjo është rruga më e mirë për të ndihmuar në adresimin e problemeve dhe mendoj që ka nevojë për të dhënë mesazhe bashkëpunimi kudo sepse kjo pandemi e kemi parë që nuk bën dallime”, tha Meta.