Marcelo Brozovic ka hyrë si emër i ri në planet e transferimit të dy klubeve të mëdha të La Ligas, Barcelonës dhe Real Madridit.
Mesfushori i Interit ka zhvilluar një sezon të mirë në Serie A, dhe në moshën 27-vjeçare duket se ka ardhur koha që ai të provojë një aventurë të re duke ndryshuar ambient.
Të lidhura
None found
Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Reali dhe Barca po shikojnë mundësinë e transferimit të Marcelo Brozovic.
Sigurisht që Antonio Conte është kategorik kundër largimit të yllit të skuadrës klauzola e të cilit është 60 milionë euro.
