Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në rrjetet sociale, ka folur më në detaje për amnistinë fiskale, që iu jep mundësinë të gjithë qytetarëve që të mbyllin në banka paratë e tyre, që derimë tani i kishin mbajtur në të zezë.
Rama shprehet se nga kjo përfitojnë të gjithë qytetarët, qoftë edhe bizneset dhe emigrantët, të cilët kanë mundësi që tashmë të deklarojnë të gjitha të ardhurat e tyre. Përjashtim nga kjo kategori bëjnë të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, si dhe personat e dënuar me vendim të formës së prerë.
“Nuk mund të amnistohen të ardhurat nga aktiviteti kriminal dhe nga korrupsioni, përjashtohet të gjithë personat që janë të dënuar për aktivitete të veprimtarisë kriminale, që është dhe subjekt i ligjit special, OFL-së. Po ashtu përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, dhe të gjithë familjarët e tyre, të gjithë ata që janë pjesë e policisë së shtetit, prokurorisë apo gjykatave. Të gjithë të tjerët do të përfitojnë nga kjo amnisti, që do të kalohet së sjpejti në Kuvend, çdo qytetar që ka një pasaportë të Shqipëisë mund të fitojë nga amnistia. Ajo mendohet të ketë një kohëzgjatje për rreth një vit, dhe të ndahet në katër fasha”, tha Rama.