U shëruan të dy, Rugani reagon në Twitter

Daniele Rugani ishte një nga të infektuarit me virusin korona Covid-19 por tashmë e ka kaluar me shumë sukses këtë virus ndërkohë që së fundmi ka reaguar edhe në rrjetet sociale.

Ai ka vuajtur për 35 ditë teksa e ka ruajtur edhe distancën me gruan e tij.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rugani është shprehur i lumtur që është bashkuar me gruan e tij.

“Më në fund negativ, më në fund të gjithë së bashku”, shkruan ndër të tjera Rugani.


Shtuar 16.04.2020 16:51