Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.
Aksidenti ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 21:10 ku një 43-vjeçar me inicialet R.Sh., duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/