15 mln euro për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Bashkimi Europian ka miratuar fondin 15 milionë euro për të rindërtuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Lajmin e mirë e bëri të ditur ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter.

Ndonëse të gjitha institucionet arsimore janë mbyllur nga pandemia e koronavirusit dhe mësimi zhvillohet online, puna për rindërtimin nuk do të ndalet.

Në shkrimin e tij, Soreca tha: “22 shkolla që u dëmtuan ose shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit do të rindërtohen falë programit prej 15 milionë eurosh nga BE.

Ndërtimi i shkollave në Shqipëri kthen shpresën dhe rikthen ndjenjën se po kthehet normaliteti i jetës.

Asgjë më e mirë se shkollat nuk mund të mishërojë qëndrueshmëri dhe besim në të ardhmen.”


Shtuar 15.04.2020 15:28