Ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater fitoi sot pafajësinë për akuzat e aferave korruptive me të drejtat e transmetimit televiziv të Kupës së Botës.
Gjykata Federala Zvicerane rrëzoi akuzat e ngritura në adresë të ish-kreut të futbollit botëror.
Blater drejtoi për 17 vite institucionin e FIFA-s. Rënia e tij filloi pasi fitores së konkursit nga Rusia dhe Katari për të mbajtur respektivisht Kupën e Botës të vitit 2018 dhe 2022.