Fëmija shtatëvjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve nuk kishte koronavirus, ndërsa tekniku laborator i punësuar në klinikë që ishte infektuar me Covid-19 iu dha një studim epidemiologjik, informon Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Një djalë shtatë vjeçar që vdiq në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve u testua dy herë për koronavirus.
“Ai së pari u testua kur u shtrua në spital, ndërsa hera e dytë pasi ndërroi jetë. Të dy testet ishin negative për Covid-19. Fëmija nuk kishte pneumoni ose simptoma të coronavirusit”, thonë nga MSH.
Sa i përket punonjësit në laboratorin e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve që vuan nga COVID-19, ai është dërguar për një studim epidemiologjik, ndërsa me të janë dërguar edhe disa kolegë me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë.