Aksidenti masiv në Ish-Bllok, si i mori para makinat polici i rrugores me shpejtësi skëterrë

Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë, në të cilin janë përfshirë një numër i madh makinash si edhe një motor.

Abc Neës shkruan se njëra makinë është tip “Volvo” ngjyrë gri, një tjetër “Ford” si edhe një “Mercedes”, si edhe një motorçikletë.

Burimet bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tejë normave të lejuara e makinës tip “Volvo” me targa të huaja, e cila pasi përplasi makinën tip “Ford” në kryqëzim u fut në një dyqan bulmeti.

Drejtuesi i mjetit tip “Volvo” me targa të huaja që besohet se shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.

Për arsye ende të paqarta punonjësi i policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugë duke përplasur fillimisht mjetin tip “Ford” që drejtohej nga grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa polici ka marrë plagë të rënda.


Shtuar 14.04.2020 13:45